Lokali plot me klientë, dalin pamjet nga sherri i dhunshëm me thika në Korçë (Video)

Lokali plot me klientë, dalin pamjet nga sherri i dhunshëm me thika në Korçë (Video)

Është bërë publike videoja e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës . Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 3 persona. Në pak minuta sherri verbal është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë të cilët janë larguar të tmerruar.