Vuçiç me premtime fantazmagorike: Do sjellim makina fluturuese në Serbi deri në dhjetor 2026

Vuçiç me premtime fantazmagorike: Do sjellim makina fluturuese në Serbi deri në dhjetor 2026

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç vijon të shfaqë një realitet të shkëputur nga problemet e qytetarëve të tij, duke u marrë me projekte fantazmagorike në vend të krizave të përditshme që përjeton Serbia. Nga Pekini, ai premtoi se deri më 1 dhjetor 2026 do të prezantohen makinat fluturuese në Serbi, një deklaratë që duket më shumë si propagandë bajate sesa një plan i prekshëm. Në një kohë kur qytetarët serbë përballen me inflacion, papunësi dhe shtypje politike, Vuçiç shpenzon kohën duke u mburrur për “takime të mëdha” me liderë dhe kompani kineze, pa dhënë asnjë zgjidhje konkrete për hallet e brendshme. Premtimet për makina prej 300 mijë dollarësh janë një fyerje për popullin serb, i cili mezi përballon jetesën e përditshme, ndërsa Vuçiç shet ëndrra të...