Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prishtina zgjedh/ Profilet e kandidatëve për kryetarë komune
Loreta Koleci KOSOVË- Më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e treta lokale që nga shpallja e pavarësisë. Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet në kryeqytet, në Prishtinë, ku gara për kryetar është një nga më të ndjekurat. Deri tani janë pesë kandidatë që do të garojnë për këtë post. Kush janë kandidatët për kryetarë të Prishtinës? Dhe a e kanë nisur ende fushatën në kryeqytet? Le t’i ndjekim! Përparim Rama I lindur me 20 janar 1976 në Prishtinë, Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur. Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë. Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë. Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,...