Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Frenohet rritja e kostove në ndërtim në 3-mujorin e dytë, vetëm 1,1%
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në prill-qershor është 1,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,5%.Sipas të dhënave zyrtare, rritja e kostove po udhëhiqet nga shpenzimet për paga, teksa ka rënie për materialet që duhen në procesin e ndërtimit.Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,2 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,3 %, “Shpenzime makinerie” me 2,2 %, “Shpenzime transporti” me 1,4 %, etj.Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,7 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i...