Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dëshmia e autorit/ Vrasja në Shkodër pas sherrit për një parcelë me kanabis
Një sherr banal për një parcelë me kanabis ka çuar në vrasjen e Piro Prronit, 61 vjeç, në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Autori i krimit, Ndoc Maçaj, kryeplak i fshatit dhe njëkohësisht kushëri i viktimës, është vetëdorëzuar në polici dhe ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes. Në dëshminë e tij të zbardhur nga dosja e hetimit, Maçaj pretendon se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Ai tregon se më 28 gusht, rreth orës 17:00, ndodhej në zonën “Pushime” për të kontrolluar territorin, si pjesë e detyrës së tij si kryeplak, kur ka konstatuar parcelën e kultivuar me rreth 70-80 rrënjë kanabisi në tokën e tij. Në atë moment, ai është përballur me kushëririn e tij, Piro Prroni, i cili i ka dalë...