Vlora përkujton 105-vjetorin e luftës, ceremonia bën bashkë palët politike në homazh

Vlora përkujton 105-vjetorin e luftës, ceremonia bën bashkë palët politike në homazh

Vlora përkujton 105-vjetorin e luftës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare, dhe për herë të parë në një aktivitet publik, Lufta e Vlorës ka bërë bashkë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në nivel lokal. Deputetët e të dyja partive morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit duke nderuar veprën e të rënëve të luftës së vitit 1920. “Është një moment historik, një moment që bashkoi të gjitha forcat pa asnjë lloj ndasie. Kur vjen puna për identitetin kombëtar, për pasurinë dhe lirinë tonë, ne jemi të gjithë bashkë përtej çfarëdolloj ndasie politike apo mendësie”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Në varrezat e dëshmorëve u përkujtuan veprat epopale të të rënëve. Ceremonia u ndoq nga familjarët dhe pasardhësit e heronjve...