Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Festa Ura e Mesit’, Beci: Tradita, muzika dhe bukuritë natyrore bashkohen në Postribë
Në zemër të Postribës, buzë lumit Kir dhe nën hijen e urës legjendare të Mesit, u zhvillua një nga ngjarjet më të bukura kulturore të zonës, “Festa Ura e Mesit”, e kthyer tashmë në një traditë, që promovon trashëgiminë kulturore, natyrore dhe turistike të Shkodrës. Pamje nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për jetësimin e vlerave të zonës dhe për gjallërimin e komuniteteve rurale. Ndërsa Ansambli i Shkodrës solli atmosferën festive me këngë dhe valle tradicionale, duke i dhënë jetë këtij monumenti kulture, i cili është kthyer prej kohësh në një pikë referimi për vizitorë vendas dhe të huaj. Në kuadër të festës u organizua edhe një panair lokal, ku...