Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Google shmang ndarjen, por duhet të ndajë të dhënat me konkurrentët
Google nuk do të duhet të shesë shfletuesin e saj Chrome, por duhet të ndajë informacionin me rivalët, ka urdhëruar një gjykatës federal në SHBA. Masat e vendosura nga Gjykatësi i Qarkut Amit Mehta u vendosën pas një beteje gjyqësore që zgjati vite për shkak të dominimit të Google në kërkimin online. Rasti u fokusua tek pozicioni i Google si motori i kërkimit parazgjedhur në një sërë produktesh të saj, si Android dhe Chrome, si dhe të tjerëve të prodhuar nga kompani si Apple. Departamenti i Drejtësisë i SHBA kishte kërkuar që Google të shiste Chrome, vendimi i së martës do të thotë se gjigandi teknologjik mund ta mbajë atë, por do të ndalohet të ketë kontrata ekskluzive dhe duhet të ndajë të dhënat e...