Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të transformojmë këtë miqësi të lashtë

Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të transformojmë këtë miqësi të lashtë

Në Portin e Durrësit, u nënshkrua sot, Marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vizitoi anijen Libra dhe mori pjesë në nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit. Kryeministri tha se ky akt është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve, i cili po hyn në një epokë të re, duke prodhuar energji të reja. Teksa falënderoi miqtë italianë, Kryeministri Rama tha se marrëdhënia me Italinë mike përmes këtij bashkëpunimi bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhe më...