Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
105 vjetori i luftës së Vlorës, vendosen kurora me lule në lapidarin kushtuar të rënëve
105-vjetori i Luftës së Vlorës ka bërë bashkë këtë të mërkurë veteranë, familjarë të dëshmorëve, drejtues vendorë si dhe politikanë, të cilët kanë përkujtuar këtë ngjarje historike. Pranë lapidarit kushtuar të rënëve janë mbajtur homazhe dhe janë vendosur kurora me lule. Nuk munguan edhe propozimet për ngritjen e një muzeu. Aktiviteti u shoqërua me tingujt e bandës frymore të qytetit, ndërsa pranë lapidarit është çelur dhe ekspozita fotografike për këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e popullit tonë. /vizionplus.tv