Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë gjatë prezantimit të reformës së shpërndarjes së ujit ka zbuluar të dhënat lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm nga viti 2013 deri më sot. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në krahasim me vitin 2013 kur kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa sot janë 56 të tilla. Ajo shtoi se gjithashtu janë 98 zona rurale që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. “Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar në 56 zona urbane me furnizim 24...