Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qëlluan me armë në drejtim të 27-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Krujë
Një incident është shënuar këtë të mërkurë në Krujë. Dy të rinj, të moshave 17 dhe 18 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi qëlluan me armë në drejtim të një 25-vjeçari. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel