Normat e interesit të kredisë konsumatore pësuan përsëri rënie në gjysmën e parë të vitit

Normat e interesit të kredisë konsumatore pësuan përsëri rënie në gjysmën e parë të vitit

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 71.39%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.72%, nga 13.9% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe 14.04% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.29%, nga 20.47% që ishte në gjashtëmujorin e dytë...