Operatori Kombëtar i Ujit/ Balluku krah Ramës:  Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe për pishinat

Operatori Kombëtar i Ujit/ Balluku krah Ramës: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe për pishinat

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar uji i pijshëm nuk do të jetë i disponueshëm për lavazhe makinash dhe për të mbushur pishinat. Gjatë prezantimit të Operatori Kombëtar të Ujit, Balluku deklaroi se shteti ka detyrim që t’iu ofrojë qytetarëve 24 orë ujë me cilësi sanitare të lartë. “Uji i pijshëm nuk mund të jetë i disponueshëm as për lavazhe makinash dhe as për të mbushur pishinave. Kur ne i referohemi ujit të pijshëm, i referohemi detyrimit që shteti ka për t’iu ofruar qytetarëve ujë 24 orë me cilësi sanitare të lartë për tu përdorur për shërbimet e tyre,” tha Balluku.