Aksidentet me vdekje nga shoferët e dehur, ekspertët: Vepra të klasifikohet si vrasje me paramendim

Aksidentet me vdekje nga shoferët e dehur, ekspertët: Vepra të klasifikohet si vrasje me paramendim

Teksa numri i aksidenteve me pasoja të rënda ka shënuar rritje, sidomos gjatë muajit gusht, ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë klasifikimin si vrasje me paramendim, për çdo drejtues automjeti që shkakton aksident, teksa drejton mjetin në gjendje të dehur. Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, thotë se kjo masë duhet zbatuar, teksa edhe ndryshimet e Kodit të ri Penal po diskutohen, pasi në rrugë janë më shumë se 500 kamikazë, siç ai i konsideron, drejtues automjetesh që tregojnë papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit. “Një njeri i cili ka pirë pafund shkon dhe merr makinën dhe e ndez, atëherë ai ka marrë kallashnikovin në dorë për të vrarë njerëz. Pra duhet të quhet vrasje me dashje. Nëse nuk do të kalojnë në teste psikologjike, këta drejtues...