Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të rrepta për ata që vjedhin ujin. Kreu i qeverisë tha se, abuzuesit do të penalizohen me heqje lirie, ashtu sikurse vepruan edhe me ata që vidhnin energjinë elektrike. “Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energjinë elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan...