Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut. Nisin hetimet
Një mjek i spitalit të Librazhdit është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi një një pacient ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin A. I., 69 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Ndërkohë, viktima është shtetasi M. D., 52 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më 31 Gusht në spitalin e Librazhdit. Ka qenë mbesa e tij 42-vjeçare, ajo e cila ka bërë kallëzimin në Polici, e cila pretendon se mjeku në fjalë nuk i ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor dajës së saj më 27 Gusht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin...