Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balluku nxjerr shifrat: Sot kemi 56 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen 24 orë rresht me ujë të pijshëm
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka zbuluar sot të dhënat lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, nga viti 2013 deri më sot. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në krahasim me vitin 2013 kur kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë të pijshëm, sot kemi 56 të tilla. Si dhe 98 zona rurale që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. “Do desha edhe një herë që të kujtonim dhe të kalonim me shifra se si ka qenë situata. Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar...