Kostot e Evropës pa Amerikën, çfarë ndodh nëse SHBA tërheq ushtrinë pas rishikimit të planit të mbrojtjes?

Kostot e Evropës pa Amerikën, çfarë ndodh nëse SHBA tërheq ushtrinë pas rishikimit të planit të mbrojtjes?

Njoftimet për planet e një rishikimi të mbrojtjes nga ana e Shteteve të Bashkuara, kanë ngjallur shqetësimin se shtetet europiane mund të përballen me një kosto të lartë për riarmatimin, të cilën ekspertët e llogarisin në gati trilion dollar. Teksa përmend gjasat e një tërheqjeje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore. “Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet aty. “Vlerësimet strategjike ndryshojnë midis...