“Po bëni konspiracion kundër SHBA-ve”, Kremlini i përgjigjet Trumpit: Deklaratë ironike, as që e mendojmë

“Po bëni konspiracion kundër SHBA-ve”, Kremlini i përgjigjet Trumpit: Deklaratë ironike, as që e mendojmë

Donald Trump akuzoi sot homologun e tij kinez, Xi Jinping, për konspiracion kundër SHBA-së së bashku me liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut. “Ju lutem, përcillini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Un, ndërsa ju konspironi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump në Truth Social. Pas deklaratës së Trump ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili ka hedhur poshtë çdo sugjerim për një konspiracion kundër SHBA-së, sipas mediave shtetërore ruse, duke i quajtur fjalët e Trump-it “ironike”. Agjencia Tass raporton se Ushakov ka thënë se Putini, Xi dhe Kim “madje as që po mendojnë për ndonjë konspiracion kundër Shteteve të Bashkuara” dhe se tre liderët e kuptojnë rolin e Uashingtonit “në situatën aktuale ndërkombëtare”. Top...