Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kaos në Mykonos: Turistë italianë përleshen me policinë, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit
Skena kaosi janë regjistruar në Mykonos, jashtë një restoranti ushqimi të shpejtë, ku një grup turistësh italianë u përleshën me njëri-tjetrin dhe më pas me policinë, duke shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme në qendër të ishullit. Videoja, e filmuar nga YouTuber-i grek Christos Giannelis, tregon sekondë pas sekonde përleshjen e dhunshme mes të rinjve të dehur dhe forcave të rendit që përpiqeshin të rivendosnin qetësinë. Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi pas një konflikti verbal midis dy grupeve italiane, i cili shpejt u përshkallëzua në dhunë fizike. Britmat dhe sharjet u pasuan nga grushta e shtyrje, ndërsa dhjetëra kalimtarë ndaluan për të parë skenën kaotike. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe u përpoq të ndante grupet, por përballë rezistencës së turistëve, situata doli jashtë kontrollit. Pamjet tregojnë...