“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Lidhur me këtë grafit nuk ka as të arrestuar dhe as të dyshuar, por me urdhër të prokurorit kujdestar është hapur rasti për “kanosje”. Grafiti i shkruar në gjuhën serbe në shkrimin cirilic në shqip thotë “Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”. Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, Veton Elshani i cili tha se shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendosur më herët në rrjetin social Telegram. “Pas orës 21:00 një shkrim është duke u shënuar në një mur që ne e kemi...