Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
E pyeti për thashethemet për shtatzëni, Cardi B e gjuan paparacin me stilolaps
Reperja e njohur Cardi B u përfshi në një moment tensioni të martën, jashtë gjykatës në Los Angeles, kur një paparac e pyeti për thashethemet virale të shtatzënisë. Videoja e momentit që po qarkullon në rrjetet sociale tregon reperen duke reaguar menjëherë ndaj pyetjeve të papërshtatshme. Fotografi iu afrua Cardi B duke e pyetur në lidhje me pretendimet se ish-partneri i saj, Offset, po mburrej se “e ka lënë shtatzënë për herë të katërt”. Ai gjithashtu e pyeti nëse parashikon ndonjë “problem atësie me Stefon Diggs”, partnerin e saj aktual që nga qershori. Reagimi i reperes ishte i shpejtë dhe i vendosur: ajo rrëmbeu një stilolaps nga dora e një fansi dhe e hodhi drejt paparacit, duke e qortuar atë për “mungesë respekti”. Pas këtij...