Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I armatosur dhe me fishek në fole, arrestohet 30-vjeçari dhe shoku i tij në Tiranë
Një 30-vjeçar që lëvizte i armatosur me pistoletë ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit së bashku me shokun e tij 35-vjeçar që e shoqëronte. Policia njofton se i riu ishte me precedentë të theksuar penalë. Silveste Sylaj u kap në rrugën “Ibrahim Rugova”, duke lëvizur më këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez, së bashku me shokun e tij dhe Erjon Tafilaku. “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në...