Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Jahti super luksoz përmbytet 15 minuta pas daljes në det
Një ngjarje e pazakontë në portin e Zonguldakut, Turqi ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi një jaht superluksoz, me vlerë rreth 90 mijë euro, u fundos vetëm 15 minuta pas hedhjes në ujë. Sipas mediave turke, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord shpëtuan pa lëndime, pasi arritën të notojnë deri në breg. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur jahti fillon të anohet dhe brenda pak minutash zhytet plotësisht. Autoritetet kanë nisur hetime për të përcaktuar nëse fundosja u shkaktua nga gabime në ndërtim apo gjatë procesit të hedhjes në det. Ky incident ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë dhe cilësisë së ndërtimit të jahteve luksoze, në një periudhë kur Turqia po investon fuqishëm në industrinë vendase të...