Reforma në sektorin e ujit/ “Kemi bërë investime masive”, Rama: Vlora ishte në një situatë të papranueshme, por…

Reforma në sektorin e ujit/ “Kemi bërë investime masive”, Rama: Vlora ishte në një situatë të papranueshme, por…

Kryeministri Edi Rama foli sot për reformën në sektorin e ujit. Ai u shpreh se ka pasur investime masive nga ana e qeverisë, teksa mori shembullin e Bashkisë së Vlorës, ku tha se ishte në një situatë të papranueshme. “Nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendrore, flas. Po të shohim hartën sot, nga katër zona që furnizoheshin me ujë në 2013 dhe me humbje në rrjet që shkonte afro 70%, kemi një panoramë tërësisht ndryshe, por ama ndryshe në raport me atë që ishte. Kur volumi i kërkesës për ujë në pikun e sezonit rritet në mënyrë marramendëse, niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor është i frikshëm. Ju sjell shembullin e Vlorës. E nisi sezonin me një situatë të papranueshme...