Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kanosi Albin Kurtin me jetë/ Faton Klinaku nuk pranon akuzën, ja kërkesa e kryeministrit në gjykatë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar sot seanca ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët përballen me akuza për kërcënime ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Të dy të pandehurit mohuan kategorikisht akuzat, duke u deklaruar të pafajshëm dhe duke theksuar se nuk ka pasur elementë të një vepre penale. Kryeministri Kurti ishte i pranishëm në gjykatë si palë e dëmtuar, duke njoftuar se do ta përfaqësojë vetveten dhe nuk do të kërkojë dëmshpërblim. Gjykatësi Rrahman Beqiri bëri me dije se, pas mohimit të fajësisë, mbrojtja ka afat 30-ditor për të kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.