Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Furtunë politike në horizont, dosja “McGonigal” rikthehet në vëmendje në SHBA dhe SPAK, Rama nën presion nga hetimet…
Rigels Seliman Një furtunë politike po përgatitet të shpërthejë mbi Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi dosja famëkeqe “McGonigal” është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe asaj shqiptare. Hetimet e thelluara të FBI-së dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë zbuluar, sipas burimeve, prova të reja që lidhin drejtpërdrejt Ramën me një skandal të përmasave të frikshme, ku përmenden korrupsioni në sektorin e naftës, energjisë dhe lobimet politike me miliona dollarë. Në Uashington, kjo çështje nuk shihet më thjesht si një dosje ndaj ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, por si një zinxhir i errët që mund të përfshijë kryeministrin shqiptar në një vorbull hetimesh që nuk kanë kthim. Vetë McGonigal ka pranuar takimet me Ramën dhe përpjekjet për të ngritur biznese në Shqipëri, por...