Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po gllabërojnë me skemën e tyre të babëzisë edhe aeroportin e ri të Vlorës. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’. ‘Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv! Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale’, shkruan Këlliçi. Postimi i plotë: Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun...