Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kërcënua në rrjetet sociale, kryeministri Albin Kurti shkon në gjykatë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. I pranishëm në gjykatore është edhe Kurti, në cilësinë e palës së dëmtuar. Më 1 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj Klinakut dhe të pandehurit tjetër, N.S. Prokuroria ka thënë se ata dyshohet se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit. Pas publikimit të lajmit për aktakuzën, Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkroi në Facebook se “mezi pret” që të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 30 gusht të vitit 2023, Klinaku, e kishte përsëritur...