“Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

“Drejtësia ka bërë një sy të verbër dhe një vesh shurdh për vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita Jonë” në A2 CNN me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, gazetari tha se në Shqipëri drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet. Sipas tij kjo është e dukshme, pasi njerëz që nuk punojnë bëjnë jetë luksi. “Ky nuk është informacion i ri qoftë për publikun, qoftë për mediat që personazhe të botës së krimit dhe shoubizit dhe në Shqipëri. Kjo është e dukshme. Shohim njerëz që nuk punojnë dhe bëjnë jetë luksi. Është informacion që dihej, thjesht që drejtësia duke bërë veshin e shurdhër është pranuar si normalitet sa kur drejtësia filloi të bënte punën, ne u habitëm”,...