Opinion: Kështu po dobësohen Evropa dhe SHBA-të

Opinion: Kështu po dobësohen Evropa dhe SHBA-të

Nga Ettore Sequi për la Stampa Samiti i SCO-së në Tianjin dhe parada e sotme në Pekin përcjellin një mesazh të vetëm: diplomaci dhe fuqi, duke demonstruar se rendi global nuk negociohet më vetëm në Perëndim. Deklarata përfundimtare e SCO-së (Organizata për Kooperacionin e Shangait) bën thirrje për një rend “post-Perëndimor” të bazuar në sovranitet dhe mosndërhyrje, duke deklaruar në thelb se bota mund të riorganizohet pa Shtetet e Bashkuara, dhe pjesërisht kundër tyre. Parada ushtarake është kundërpika, një instrument kinez i komunikimit strategjik: Kina e paraqet veten si “rojtare” e rendit të pasluftës, duke kombinuar kujtesën historike dhe legjitimitetin e tanishëm. Pekini e paraqet veten para Jugut Global si një aktor stabiliteti dhe, me dyshen e samitit-paradës, e transformon fitoren ndaj Japonisë në një...