Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit. “Mënyra me të cilën përfaqësuesit e rilindjes përgatiten dhe e kaluan në seancë këtë ligj me shpejtësi dhe po thuajse në errësirë totale tregon qartë synimin djallëzor që mbart në vetvete kjo e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”. Nga një premtim zhvillimi, në një plagë të re e burim konfliktesh mbi pronësinë kolektive të bjeshkëve, pyjeve e kullotave alpine për banorët e Tropojës, Hasit e Kukësi”, shkruan Çelaj në një reagim në llogarinë e tij në Facebook. Ai u kërkon këshilltarëve bashkiakë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, që të reagojnë. “Qeveria ka nxjerrë në tryezë Paketën e Maleve, e cila premton lehtësira fiskale, tokë...