Sekreti i Van Gogh tek “Nata me yje”, çfarë zbuluan shkencëtarët për veprën artistike të vitit 1889

Sekreti i Van Gogh tek “Nata me yje”, çfarë zbuluan shkencëtarët për veprën artistike të vitit 1889

Van Gogh krijoi një vepër mbresëlënëse, megjithëse pësoi dhimbje të thella emocionale. Disa nga pikturat e tij zbulojnë shumë për gjendjen shpirtërore dhe për personalitetin e tij në përgjithësi. Një pikturë ikonë që shpreh agoninë dhe gjenialitetin e artistit është “Nata me Yje e vitit 1889. Kjo vepër për shkencëtarët është jashtëzakonisht në përputhje me parimet astronomike të qiellit tonë. Çka lë të nënkuptohet ose më saktë të aludohet se piktori ishte shumë përpara mendjeve shkencore të shekullit të 19-të. Furçat e bojës së Van Gogh-ut duket se llogaritën pikat e rrjedhjes së barabartë të ajrit, të njohura si turbulenca, që do të shkaktonin ndryshime në pamjen vizuale të qiellit të natës. E çuditshme, por edhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë se si ai...