Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja dosja e zezë e hemodializës që po hetohet nga SPAK, nga procedura e dhënies dhe kompanitë e përfshira, deri te…
Koncesioni i shërbimit të hemodializës në Shqipëri është një ndër partneritetet publik-privat (PPP) më të debatuara në sektorin e shëndetësisë. Ky koncesion u iniciua në vitin 2015 nga Ministria e Shëndetësisë me qëllimin e përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimit të dializës për pacientët me sëmundje kronike të veshkave në pesë rajone të vendit jashtë Tiranës. Kontrata u nënshkrua në shkurt 2016, me afat 10-vjeçar dhe vlerë rreth 8.6 miliardë lekë (afërsisht 70–80 milionë euro), e financuar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Gazeta “SOT” po paraqet në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet kryesore të koncesionit të hemodializës – nga procedura e dhënies dhe kompanitë e përfshira, deri te shkeljet ligjore, ku në artikujt në vijim do tëevidentojmë dhe problematikat financiare, zbatimi...