Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe shoku

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe shoku

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar për “armëmbajtje pa leje” dhe shokun e tij për “moskallëzim krimi.” Në kuadër të operacionit “Again” u arrestuan shtetasit Silveste Sylaj, 30 vjeç banues në Tiranë dhe Erjon Tafilaku, 35 vjeç. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin Silveste Sylajn duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. 30-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Ndërsa 35-vjeçari, i cili shoqëronte Sylajn u vu në pranga për “moskallëzim krmi”./vizionplus.tv