Hidhet shorti, Irena Gjoka gjyqtare e seancës paraprake për dosjen Meta

Hidhet shorti, Irena Gjoka gjyqtare e seancës paraprake për dosjen Meta

Irena Gjoka është caktuar nga shorti si gjyqtarja e e seancës paraprake për dosjen “Meta”, e cila kaloi në GJKKO më 29 gusht. Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit dhe kreut të PL-së Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet dhe dërgoi më 29 gusht për gjykim çështjen penale ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ilir Meta akuzohet për  kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim,...