“Ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një varke nga Venezuela”, Trump: Asnjë ushtar amerikan nuk u lëndua

“Ushtria amerikane vrau 11 persona gjatë sulmit ndaj një varke nga Venezuela”, Trump: Asnjë ushtar amerikan nuk u lëndua

Ushtria amerikane ka vrarë 11 persona gjatë sulmeve të kryera më 2 shtator ndaj një varke nga Venezuela, që dyshohet se bartte narkotikë të paligjshëm, tha presidenti amerikan, Donald Trump. Ky është operacioni i parë i kryer që kur administrata Trump dislokoi luftanije në jug të Karaibeve. “Disa minuta më herët, kemi sulmuar një varkë, një anije që po barte drogë, shumë drogë kishte në atë anije”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. “Ka shumë drogë që po vjen në shtetin tonë… Kjo drogë vinte nga Venezuela”. Më vonë, përmes një videoje të postuar në Truth Social që dukej se shfaqje pamje nga dronët duke ndjekur një varkë në det. Në këto pamje më pas u pa një shpërthim dhe zjarr. “Sulmi rezultoi...