Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pekini mbledh liderët mes përçarjes me Perëndimin, analiza nga BBC: Pse Vuçiç dhe Fico zgjodhën të merrnin pjesë
Ndërsa shumica e udhëheqësve perëndimorë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” në Kinë, dy liderë nga Evropa Qendrore kanë tërhequr vëmendjen me praninë e tyre: kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Të dy nuk janë të panjohur për qëndrime që shpesh dalin jashtë vijës zyrtare të Brukselit. Kanë qenë të pranishëm edhe në paradën e ngjashme në Moskë majin e kaluar, ndërsa kanë zhvilluar takime me presidentin rus Vladimir Putin, si në Moskë ashtu edhe tani në Pekin. Megjithatë, arsyet e tyre për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje janë të ndryshme. Serbia e Vuçiçit, një vend që vijon të jetë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka ndërtuar ndër vite lidhje të ngushta...