Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer”/ Trump zhgënjehet nga Putin: Luftë pa kuptim
donald trump dhe vladimir putin SHBA- Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha: "Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë" Ai shtoi: "Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer." Trump: Luftë pa kuptim Trump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit, gazetarin Scott Jennings, se "mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim". Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan në Alaskë për një takim tripalësh edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar.Fotografi: Dreë Angerer/AFP Trump, i cili kishte njoftuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t'i jepte fund brenda 24 orësh luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, e cila po zgjat prej më shumë...