SPAK nis hetimet për veprën penale “falsifikim zgjedhor” në Qarkun Durrës, Ferdinand Xhaferraj sulmon Berishën dhe…

SPAK nis hetimet për veprën penale “falsifikim zgjedhor” në Qarkun Durrës, Ferdinand Xhaferraj sulmon Berishën dhe…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për veprën penale të “falsifikimit zgjedhor” në Qarkun e Durrësit, pas ankesave të depozituara nga Partia Demokratike. Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, theksoi dje se vijon që të ketë besim se do të jetë në Parlament. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Z. Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetërsuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsifikim zgjedhor”. Po ashtu, Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë. Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai...