Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
TXEX kujtesë për vigjilencë financiare
Nadia Elbasani*Me gjithë të mirat që sjell digjitalizimi dhe zhvillimi i teknologjisë, sikurse çdo gjë tjetër, edhe ky zhvillim ka anën e vet që duhet konsideruar dhe mbajtur në vëmendje të veçantë.Evoluimi i krimit, nga ai fizik në rrugë drejt krimit pas një ekrani, është gjithnjë e më shumë një rrezik për individët që nuk edukohen në mënyrë të vazhdueshme mbi mundësitë e shumta që ofron teknologjia, jo vetëm ato pozitive, por edhe ato abuzive dhe mashtruese.Prej disa ditësh po flitet për skemat e tilla si pasojë e një ngjarjeje që ka prekur jo pak qytetarë shqiptarë. Ndoshta për shkak të mungesës së mundësive reale për investime, bursa e investimeve në kriptomonedha u duk joshëse për shumë individë.Skemat si TXEX funksionojnë mbi parimin klasik të...