SHBA vret në det 11 trafikantë nga Venezuela, Trump: Të shërbejë si paralajmërim për këdo që sjell drogë në vendin tonë

SHBA vret në det 11 trafikantë nga Venezuela, Trump: Të shërbejë si paralajmërim për këdo që sjell drogë në vendin tonë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ushtria amerikane ka vrarë 11 trafikantë droge nga Venezuela gjatë një sulmi në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve, një zhvillim që vjen mes tensioneve të rritura me regjimin e Nicolás Maduros në Caracas. Gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmi kishte në shënjestër një anije që transportonte drogë drejt SHBA-ve. “Ka shumë drogë që vërshon në vendin tonë,” tha presidenti, duke paralajmëruar për veprime të mëtejshme. Më vonë, në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump publikoi pamje të operacionit dhe e përshkroi incidentin si një sulm ndaj “terroristëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge”, të cilët sipas tij po udhëtonin drejt SHBA-ve.     “Më herët këtë...