Një mural 4 mijë vjeçar në Peru mund të ndryshojë historinë

Një mural 4 mijë vjeçar në Peru mund të ndryshojë historinë

Arkeologët në Peru kanë zbuluar një mural shumëngjyrësh tredimensional që mund të datojë 4 mijë vite më parë, një zbulim i paprecedentë që ka ndryshuar botëkuptimin arkeologjik për qytetërimet e para në Amerikë, raporton The Guardian. Murali me përmasa 3 me 6 metra është një paraqitje stilistike e një zogu grabitqar me krahë të hapur, kokën e zbukuruar me motive tredimensionale në trajtë diamanti që vendosen vizualisht në kahet jugore dhe veriore. Ai është i mbuluar me relieve dhe i ngjyrosur me blu, të verdhë, të kuqe dhe të zezë. Murali hedh dritë mbi besimet dhe strukurat e hershme shoqërore të qytetërimeve të lashta të periudhës 2000-1000 para Krishtit në Peru. Arkeologët e konsiderojnë Perunë pre-hispanike si vendlindjen e qytetërimit në Amerikë me mbi 100 mijë...