Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndryshime, shkarkime nga puna/ Policia në Serbi me pajisje të plota, qeveria ka filluar një goditje ndaj ‘të pabindurve’
Në Serbi po përshkallëzohet tensioni mes pushtetit dhe sistemit arsimor. Nga policia e vendosur në fakultete në Novi Sad, te ndërprerjet masive të kontratave të punës në shkolla, qeveria po përdor një sërë mekanizmash për të goditur të ashtuquajturit “të pabindur” – ata që refuzuan shantazhet. Pamje të rënda janë raportuar në Fakultetin e Edukimit Fizik në Novi Sad, ku studentët u nxorën me forcë nga ndërtesa ndërsa policia ndërroi bravat. Në Universitetin e Nishit, inspektorët madje kanë marrë pjesë në provime, duke ushtruar presion mbi studentët. “Po hyjmë kolektivisht në një fazë të re të autokracisë së pastër”, paralajmëron Filip Ejdus nga Fakulteti i Shkencave Politike. Ndërkohë, mbi 100 drejtorë shkollash fillore dhe të mesme janë shkarkuar ose dorëhequr, pasi kundërshtuan këtë “diktaturë frike”....