Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen
Franca po përballet me krizë financiare dhe politike, ndërsa borxhi publik është jashtë kontrollit dhe qeveria nuk gjen zgjidhje. Irlanda, Greqia, Portugalia dhe Italia kanë dhënë mësime më parë, por tani roli i “të sëmurit të madh të Evropës” i takon Francës. Kriza u shfaq kur u bë votëbesimi në Asamblenë Kombëtare më 8 shtator. Kryeministri François Bayrou po përpiqet të miratojë masa për të ulur shpenzimet me 44 miliardë euro, por përballë ka kundërshtime të forta nga e djathta dhe e majta. Situata mund të çojë në zgjedhje të parakohshme ose edhe dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron. Borxhi dhe protestat Franca ka një borxh prej 3 300 miliardë eurosh, rreth 50 mijë euro për çdo qytetar, por askush nuk pranon sakrifica minimale. Për shembull,...