Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar (Emri)
Është arrestuar në Malin e Zi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Magiljan Deda, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shtetasi Deda ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila më datë 23.04.2025 i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, të zhvilluar në prill 2025, dyshohet se Magiljan Deda ka bashkëpunuar me një tjetër shtetas, tashmë i arrestuar, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu rreth 34 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar...