Amerikanët vrasin 11 persona në anijen me drogë, Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane

Amerikanët vrasin 11 persona në anijen me drogë, Trump: Në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja ka kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”. Ai postoi në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua. Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte drogë të paligjshme me destinacion SHBA-në. “Herët këtë mëngjes, me urdhër të mi, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kinetik kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua të identifikuar pozitivisht në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. Sulmi rezultoi në 11 terroristë të vrarë në aksion. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem, le të shërbejë kjo si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë...