Sa realiste është një ekonomi digjitale Shqipëri?

Sa realiste është një ekonomi digjitale Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. “Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale”, deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur “Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”. “Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim”, vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. “Besoj se nëse...