“Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

“Nuk është më i afti, por një kapiten i mirë”; kryeministri Starmer nuk i ndahet futbollit

3 Shtator 2025 8:57 Alfred Lleshi Keir Starmer, kryeministri anglez, është një tifoz i flaktë i Arsenalit. Ai mbështet prej vitesh skuadrën londineze dhe është mbajtës i një bilete sezonale (abonim) në “Emirates Stadium”. Përveçse tifoz, ai është edhe një ushtrues i rregullt i futbollit amator. Mediat britanike bëjnë me dije se luan çdo të diel ndeshje 8 me 8, e konsideron futbollin një mënyrë për t’u shkëputur nga politika dhe rikthyer në një ambient të natyrshëm e miqësor. Njëri nga kolegët e skuadrës së tij (8 me 8) e përshkruan kështu: “Nuk është më i afti, por është një kapiten i mirë, organizues i paepur dhe lojtar konkurrues që urren të humbasë”. Në një intervistë, Starmer theksoi se, kur je në fushë “nuk ka rëndësi...